Momenti kur autobusi për turistë bie në lumë në Itali

26 Mars 2025, 20:31 | Përditesimi: 26 Mars 2025, 20:31

Ja momenti kur autobusi ra në lumin Po në Torino. Në sfond dëgjohen boritë e makinave që bien në mes të trafikut të dendur të së mërkurës pasdite, në qendër të Torinos. Ndoshta dikush po bie borinë për të paralajmëruar një rrezik të afërt.

Pastaj, papritur, autobusi gri i Di Carlo Tour nga Campobasso shfaqet duke ecur mbrapsht, kalon parapetin e Murazzit, prek lehtë një semafor dhe zhytet ngadalë në lumë, sikur gjithçka të ndodhte në ngadalësim filmik.

r.k./Shqiptarja.com