Momenti kur ekzekutohet Bandula, vrasësit afrohen me benzin gri dhe e qëllojnë me breshëri kallashnikovi! Foto e vendit të ngjarjes, kafja e fundit e lënë përgjysmë e viktimës

13 Prill 2022, 12:45 | Përditesimi i fundit: 2022-04-13 15:02:27

Nazim Bandula, mori 6 plumba dje në trup nga 13 që u shkrepën ndaj tij, teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit në një lokal në Shkodër. Teksa qëndronte i vetëm në lokalin pranë banesës së tij në lagjen ‘Partizani’ në Shkodër, 55-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një mjet në lëvizje.