Momenti kur shembet dyshemeja e restorantit gjatë dasmës në Itali, 'përpin' të ftuarit që po kërcenin

19 Janar, 22:37

Nga festa, në çaste tmerri. Kjo ndodh brenda pak sekondave në Pistoia të Italisë pasi dyshemeja e një restoranti ku po zhvillohej një dasëm u shemb dhe të ftuarit që po kërcenin përfunduan në katin e poshtëm të ndërtesës.