Udhëheqësit e vendeve më të pasura të botës, G20, u bënë supersticiozë teksa kanë hedhur nga një monedhë në‘Fontana di Trevi’ të Romës së bashku me një dëshirë sic e kërkon tradita.
Nuk vonoi shumë që dëshira të plotësohej. Ata arritën një marrëveshje për çështjen më të rëndësishme, vendosën një tavan për ngrohjen globale në 1,5 gradë celcius, një angazhim global të bërë në vitin 2015 në Marrëveshjen e Parisit si edhe u angazhuan në emetime zero të karbonit deri në mesin e këtij shekulli. Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, u shpreh: “Fitojmë ose dështojmë së bashku. Si G20 kemi përgjegjësinë të tregojmë lidershipin tonë dhe të udhëheqim botën drejt një të ardhmeje më të mirë”.















