'Monument kulture', e projektuar nga Maks Velo, nis shembja e godinës 7-katëshe në Tiranë! Ish ambientet e ATSH u dëmtuan nga tërmeti

9 Dhjetor 2021, 12:44 | Përditesimi i fundit: 2021-12-09 16:25:50

Një godinë 7-katëshe, kur dikur funksiononte Agjencia Telegrafike Shqiptare ka nisur të shembet. Instituti i Ndërtimit publikoi një raport ku thuhet se godina 7-katëshe është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Godina në fjalë është projektuar nga ish-arkitekti i njohur Maks Velo në vitin 1976. Në vitin 2007, godina mori statusin “Monument kulture i kategorisë së dytë” për vlerat e mëdha historike dhe arkitektonike. Ajo kishte të ndërtuar fasadën me xham.