Morën 2 mijë euro nga biznesmeni që të mos i arrestonin gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon burg edhe për 2 shefat e Rrugores së Tiranës

22 Prill, 16:02

Prokuroria e Posaçme kërkon masën e sigurisë “arrest në burg” për dy shefat e Rrugores së Tiranës, Roven Zeka dhe Sokol Novaku. Operacioni më 19 prill, polici Tabaku u la një ditë më parë në burg. SPAK zbardhi përgjimet e aferës korruptive të dyshuar