Seit Manahasa është arrestuar sot nga forcat RENEA në afërsi të Peqinit, pasi akuzohet se ka marrë peng për disa orë dhe keqtrajtuar një person nga Tirana. Seit Manahasa është një emër i njohur për policinë në zonën e Elbasanit është arrestuar më parë për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan, por që më pas u la i lirë.
Arrestimi i Seit Manahasës sot u bë pasi ai është denoncuar nga një person për pengmarrje dhe dhunim fizik. Manahasa akuzohet se ka marrë peng për disa orë dhe keqtrajtuar një person me vendbanim në Tiranë.














