'Mosbindje false', Dyrnjaja në 'Frontline Interview': Qytetarët e bojkotuan! Berisha ka tmerr nga fjala burg, ka ikur koha kur fliste kallashnikovi

9 Tetor, 08:07

Analisti Denis Dyrnjaja komentoi në ‘Frontline Interview’ protestën e mbrëmshme të opozitës në rrugët e Tiranës ku nuk munguan thyerja e xhamave dhe hedhja e molotovëve, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe policëve.

Dyrnjaja theksoi se skema e djeshme e opozitës dhe PD-së është parë shumë herë dhe është një ripërsëritje.

'Ishte e njëjta skemë që e kemi parë. Besoj se ishte një protestë me molotov si  ato që i ka bërë normale. Thjesht agjendë më e ngjeshur në pikat ku do hidhej molotovi. Për herë të parë i vihet flaka një selie partie politike. Ka patur shumë kriza në vend, nuk ka ndodhur në historinë politike. E çuditshme pse ndodhi. Ka qenë e programuar. Ishte brenda një skenari të paracaktuar. Ajo që bën fals këtë mosbindje ajo që u reklamuar si protestë e popullit, e lirë. Po i njëjti leksik, e njëjta gjuhë refraktare. Çfarë prodhon? Duhet të ketë produkt.'