Mosmarrëveshjet me SHBA dhe Australinë për nëndetëset, BE mbështet Francën

21 Shtator 2021, 14:51

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë solidarizuar me Francën, për shkak të vendimit të Australisë që të heqë dorë nga marrëveshja për blerjen e nëndetëseve elektrike franceze dhe nënshkrimit të një marrëveshje të re me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë për nëndetëse me kapacitet bërthamor.