‘MOST WANTED’, policia kërkon ndihmë për kapjen e tyre, kush janë 5 super të kërkuarit! Aktiviteti kriminal i Talo Çelës, Laert Haxhiut, Jani Aliajt, Ibrahim Licit dhe Erjon Llapushit

13 Prill 2022, 14:50 | Përditesimi i fundit: 2022-04-13 15:12:23

Policia e Shtetit kërkon ndihmë për kapjen e shumë të kërkuarve Talo Çela, Laert Haxhiu, Jani Alia, Ibrahim Lici dhe Erjon Llapushi.

Përmes një njoftimi policia kërkon informacione për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e disa prej personave më të kërkuar, për vepra të rënda penale kundër personit dhe pronës, konkretisht.