Moti i keq/ Çahet argjinatura e lagunës në Lezhë, përmbyten tokat bujqësore! Vjosa del nga shtrati te Ura e Mifolit në Vlorë, prezencë uji në 8 banesa në Berat

20 Nëntor, 11:54 | Përditesimi: 20 Nëntor, 11:54

Situata vijon problematike në qarkun Lezhë dhe Vlorë. Në Tale të Lezhës, situata është alarmante pasi është dëmtuar argjinatura e lagunës dhe uji ka depërtuar drejt zonave të banuara. Në Vlorë, lumi Vjosa ka arritur në kuota maksimale te 'Tregu' dhe për pasojë rrezikohen tokat bujqësore. Në Berat, 8 banesa janë përmbytur.

    r.k./Shqiptarja.com