Moti i keq, dëbora bllokon rrugën e Arbrit!

1 Mars 2022, 11:15 | Përditesimi i fundit: 2022-03-01 13:00:41

Moti i keq, me reshje të dendura dëbore e erë të fortë, ka përfshirë vendin, ndërsa në veri dhe juglindje dëbora ka arritur në disa centimetra trashësi. Për pasojë, aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë është bërë i pakalueshëm për mjetet.

Për këtë arsye Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve që të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz, deri në pastrimin e bypass.