Moti i keq/ Era e fortë thyhen pemë e stola në Korçë! Njësitë administrative Dardhas dhe Trebinjë, pa drita që prej mbrëmjes së djeshme

8 Tetor 2021, 11:08 | Përditesimi i fundit: 2021-10-08 20:56:35

Si pasoje e motit te keq, këtë mëngjes në të katër anët  e qytetit të Korçës, rrugët ishin 'mbushur' me pemë të thyera, stola të dëmtuar e deri tek objekte të rrëzuara. Probleme janë shkaktuar edhe sa i takon furnizimit me energji elektrike në disa lagje të Korçës dhe në njësitë administrative në Dardhas dhe Trebinjë .