Moti i keq godet Siçilinë, probleme me trafikun ajror, devijohen dhjetëra fluturime! Mbyllen shkollat në disa zona

25 Tetor 2021, 08:39

Moti i keq ka goditur Siçilinë duke shkaktuar probleme edhe në trafikun ajror. Në Catania ka patur dhjetëra fluturime të devijuara, ndërsa ka patur vonesa në shumë fluturime të tjera. Probleme ka patur edhe në Alcamo, ku shiu i rrëmbyer ka përmbytur shtëpi, dyqane e magazina.