Moti i keq me erë të fortë dëmton linjat e energjisë elektrike në Lezhë, pa drita që prej mbrëmjes së kaluar, fshatrat në njësinë administrative të Zejmenit

8 Tetor 2021, 11:13 | Përditesimi i fundit: 2021-10-08 12:34:27

Moti i keq me erë të fortë ka sjellë probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona në Lezhë. Si pasojë e erës së fortë, janë dëmtuar disa linja të energjisë elektrike dhe që prej mbrëmjes së djeshme fshatrat e njësisë administrative të Zejmenit kanë mbetur pa drita.