Moti i keq me erë të fortë në Vlorë, rrëzohen disa pisha në pyllin e Sodës! Pa energji elektrike Dukati, Orikumi dhe Radhima

22 Prill 2022, 09:47 | Përditesimi: 22 Prill 2022, 09:47

Moti i keq me erë të fortë që ka përfshirë Vlorën mëngjesin e kësaj të premte ka sjellë problemet e para.

Për pasojë janë rrëzuar disa pisha në pyllin e Sodës në Vlorë që kanë bllokuar edhe një nga segmentet rrugore. Në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për zhbllokimin e rrugës.

r.k./Shqiptarja.com