Moti i keq në vend, Bulqiza përfshihet nga dëbora në pranverë

27 Mars 2023, 14:41

Ndonëse kemi hyrë në stinën e pranverës, përkeqësimi i motit ka sjellë shi, breshër dhe dëborë në zonat malore të Bulqizës. Për pasojë ka pasur probleme në rrugë si dhe vërshime të ujërave në pedonalen e Bulqizës.

Reshjet e shiut janë shoqëruar edhe me reshje dëbore në lartësinë 800 metra mbi nivelin e detit. Rruga e Arbrit ka patur problematikë për disa minuta nga reshjet e borës në aks.