Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë

1 Prill 2023, 10:31 | Përditesimi: 1 Prill 2023, 11:14

Moti i keq me reshje shiu gjatë ditës së sotme do të pezullojë lundrimin e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë.

Kapiteneria e Portit të Vlorës konfirmon se forca e detit jashtë gjirit të Vlorës shkon me 6-7 erë bf.

r.k./Shqiptarja.com