Moti i keq, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe i atyre të peshkimit sot dhe nesër në Vlorë

7 Tetor 2021, 13:13

Moti i keq ka përfshirë vendin që prej orëve të natës së mbrëmshme, ku për pasojë është ndaluar lundrimi i mjeteve të vogla dhe i atyre të peshkimit ditën e sotme dhe të nesërme.

Era  e fortë në qytetin bregdetare ka bërë që deti të jetë i trazuar me dallgë të larta, që mund të rrezikojnë jetën e peshkatarëve apo të personave që lundrojnë me mjete të vogla. Kapiteneria Vlorë njofton se ata do të lejohen të lundrojnë ditën e nesërme pas orë 22:00.