Moti i keq, Safet Gjici në 'Studio Live': Të gjitha rrugët janë të hapura, shoferët të tregojnë kujdes nga ngricat! Borëpastrueset në gatishmëri

12 Janar 2022, 18:42 | Përditesimi i fundit: 2022-01-12 22:13:40

Safet Gjici tha se deri tani të gjitha rrugët janë të hapura dhe nuk ka probleme. Ndër të tjera ai theksoi se ka prezencë ngricash në disa akse rrugore ndërsa i bën thirrje shoferëve të bëjnë kujdes në orët e para të mëngjesit.