Moti i keq/ Trageti me pasagjerë mbërrin nga Brindisi në portin e Vlorës, por nuk ankorohet dot! Dallgë deri në 2.5 metra të larta, pezullohet lundrimi për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla

9 Dhjetor 2021, 09:23 | Përditesimi i fundit: 2021-12-09 21:02:07

 Moti i keq, me reshje shiu e erë të fortë, e ka bërë të pamundur ankorimin e tragetit me pasagjerë që mbërriti nga Brindisi i Italisë në portin e Vlorës. Ndërkohë është pezullua edhe lundrimi për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla, teksa dallgët në det shkojnë në lartësi nga 1.50 deri në 2.50 metra