Moti në Report TV / Parashikimi për datën 18 prill 2022/ Mos harroni çadrën

18 Prill 2022, 11:04 | Përditesimi: 18 Prill 2022, 11:04

Vendi ynë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta përgjatë gjithë ditës. Por herë pas here pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat Veriore dhe pjesërisht ato Lindore. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë pareshje.

r.k./Shqiptarja.com