Moti në Report TV / Parashikimi për datën 27 prill 2022, rriten temperaturat

27 Prill 2022, 11:07 | Përditesimi: 27 Prill 2022, 11:07

Ditën e sotme, deri në orët e mesditës parashikohet që moti i kthjellët të jetë mbizotërues në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas Meteoalb, në orët e pasdites parashikohet që të ketë shfaqje të vranësirave të pakta e kalimtare në të gjithë territorin. Orët e mbrëmjes dhe natës sërish do t'i bëjnë kthjellimet më të dukshme në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 28°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 - 2 ballë.

r.k./Shqiptarja.com