Motorë të fuqishëm për drift dhe panaire makinash, ndizet Tirana! Piloti: Kam në plan të djeg 30 goma

6 Maj 2023, 19:18

Zhurma e motorëve të fuqishëm, xhirimet e gomave apo tymi i krijuar ka bërë që shumë qytetarë, kryesisht të rinj dhe të reja, të ndalen këtë të shtunë në sheshin ‘Nënë Tereza’ të Tiranës.

Drifti ishte kryefaja e shumë pilotëve të apasionuar, ndërsa nuk mungoi as reklamimi i makinave të fundit, siç është rasti i këtij Mercedesi shumë të fuqishëm.