Mozaiku i rrallë te ‘Gjergj Kastrioti’, tenderi hap debate: Pse e zhvillon Bashkia Durrës?!

26 Shkurt, 19:15

Çelja e tenderit nga Bashkia Durrës për Gërmimet Arkeologjike në zonën e gjimnazit Gjergj Kastrioti, ku u zbuluan fragmente të një mozaiku të rrallë, ka hapur debate. Shikohet me skepticizëm që kjo procedurë të mbahet nga pushteti vendor, por specialisti Mariglen Meshini, shpjegon se roli i Bashkisë Durrës, është vetëm administrativ dhe financiar, ndërsa projektin e miraton Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, që vendos në bazë të ligjit kriteret për subjektet garuese.