Mrekulli nën rrënoja, shpëtohet pas 178 orësh 6-vjeçarja në Turqi! Kërkon ‘qumësht me luleshtrydhe dhe pastë’

14 Shkurt 2023, 07:49

Operacionet e shpëtimit kanë vazhduar një javë pasi tërmeteve të fuqishme goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë.

Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca shpërndau një video të një 6-vjeçarje, Hivay User me ekipet mjekësore, e cila u shpëtua pas 178 orësh në Adiyaman.

"Vajza jonë, Hivay, mbijetoi për 178 orë! Ka gjithmonë shpresë."- shkroi ministri në Twitter.

Në video, Hivay User, e cili u shpëtua nga rrënojat e apartamentit Bozbey, u kërkoi ekipeve mjekësore "qumësht me luleshtrydhe dhe pastë"