“Mund të fitojmë Europianin”, tifozët në festë pas kualifikimit! Amari nga Presheva: Jam gati të qaj

21 Nëntor 2023, 13:25

Emocione të jashtëzakonshme provuan të hënën futbollistët dhe tifozët e kombëtares. Pas vërshëllimes së arbitrit në ndeshjen kundër Ishujve Faroe, stadiumi Air Albania u shndërrua në një arenë gëzimi, falë performancës së këngëtarëve dhe fjalimeve që mbajtën heronjtë e Euro 2024. Në fund nuk munguan as fishekzjarret, që i dhanë më shumë ngjyra këtij momenti.