Mund të jetë ndeshja e fundit e Edy Reja-s, Shqipëria luan sot me Armeninë! Publikohen formacionet zyrtare

19 Nëntor 2022, 17:28

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 17:30 miqësoren me Armeninë. Sfida e "Air Albania" mund të jetë e fundit për trajnerin Edy Reja në stolin e kuqezinjve, me italianin që është në fundin e kontratës. Tre ditë më parë në Tiranë, Shqipëria humbi testin miqësor me Italinë 1-3. Kuqezinjtë kërkojnë që të mbyllin me sukses këtë sezon, teksa nuk fitojnë një ndeshje prej 1 viti e 5 ditësh.