'Mund të shkrujmë historinë', trajneri i kombëtares U-21 beson te Europiani: Do na bashkohen 2-3 lojtarë shumë të fortë

4 Shkurt 2023, 12:38

Trajneri i kombëtares U-21 Alban Bushi thotë se shorti i europianit i lejon Shqipërisë që për herë të parë të ketë shumë shpresë të kualifikohet. Bushi shton se për këtë fushatë kualifikuese me ekipin do bashkohen 2-3 lojtarë shumë cilësorë të cilët vijnë nga kampionatet e huaja.