Mundja përgatitet për Olimpiadën, por ende s’ka buxhet! Të rinjtë: Bëjmë sport me shpenzimet tona

2 Shkurt 2023, 16:30

2023 do përcaktojë sesa sportistë të mundjes do përfaqësojnë Shqipërinë në Lojrat Olimpike, por kur jemi në shkurt ende buxheti për këtë federatë nuk është lëvruar. Për Report TV edhe mundësit e rinj shprehen të pakënaqur me situatën, pasi shpenzojnë paratë e tyre për t’u marrë me sport.