Mungesa e mbikalimeve "bllokon" rrugët e Lezhës, shefi i Qarkullimit Rrugor: Rrugët pa standarde shkak i trafikut të rënduar

27 Korrik 2021, 20:16

 

Sezoni turistik ka sjellë trafik të rënduar në rrugët e qarkut të Lezhës. Për shkak të mungesës së standardeve, edhe këtë verë drejtuesve të mjeteve u duhet të presin me orë të tëra në radhë. Shefi i Qarkullimit Rrugor, Altin Mena u bën thirrje të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore