Mungon siguria në bregdetin e Shëngjinit, nuk ka kulla vrojtimi! Ministria e Turizmit mban peng licencimin e plazheve private

17 Qershor 2021, 14:31 | Përditesimi i fundit: 2021-06-17 20:10:33

Prej 15 qershorit në Shëngjin ka nisur zyrtarisht sezoni turistik, por stacionet e plazhit ende nuk janë formalizuar. Vonesa në aprovimin lejeve nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit ka sjellë edhe problematika.