Mungon krahu i punës, bizneset në Shëngjin në ‘krizë’! Bizneset: Po kërkojmë punëtorë në rajon për sezonin

27 Qershor 2021, 22:28 | Përditesimi: 27 Qershor 2021, 22:28

Pas një viti të vështirë prej pandemisë COVID-19, bizneset e turizmit në Shëngjin po përballen me mungesë punonjësish. Operatorët turistik thonë se nuk kanë arritur të plotësojnë nevojat që kanë për personel, për këtë arsye i kanë kthyer sytë nga vendet e rajonit.

“Të gjitha hoteleritë, po vuajnë për personel, kemi nevojë për punonjës pasi ne nuk po gjejmë asnjë lloj personeli. Kam bërë kontratë në Pejë për me marrë punonjës sidomos për anën e kuzhinës, nuk gjen”, thotë një operator turistik në Shëngjin.