M.United godet në sulm, sulmuesi i Atalanta-s vjen për 80 mln euro! Shifra e frikshme që anglezët kanë shpenzuar deri më tani në merkato

30 Korrik 2023, 15:36 | Përditesimi i fundit: 2023-07-30 15:40:55

Manchester United ka bërë një tjetër goditje big në merkato, duke siguruar sulmuesin 20-vjeçar të Atalanta-s Rasmus Hojlund. ‘Djajtë’ ishin prej ditësh në diskutime me klubin italian, por vetëm të shtunën në mbrëmje kënaqën kërkesat e tyre. Sipas mediave në Angli United do të pagujë 70 milionë euro plus 10 të tjera në formë bonuesesh për të kompetuar repartin e avancuar.