Murrizi në Report Tv: Gati padia në SPAK! Këshilltari i Metës, Edmond Panariti ‘avulloi’ 6.3 mln € tender në Divjakë kur ishte ministër i Bujqësisë

28 Korrik 2021, 13:50 | Përditesimi i fundit: 2021-07-28 16:29:28

Deputeti Myslim Murrizi, në studion e Report Tv, ka bërë një denoncim publik lidhur me një tender me vlerë 6.3 mln euro në Divjakë, që ka rezultuar një vepër korruptive. Firma për këtë tender është hedhur nga ish-ministri i LSI-së, i Bujqësisë, Edmond Panariti, sot këshilltar i presidentit Ilir Meta, lidhur me kanalin ujitës me pika, por që aktualisht nuk funksionon. Në ndryshim nga Petro Koçi, ai tha se ka gati dokumentet dhe do çojë detaje të reja në SPAK lidhur me këtë akt korruptiv, siç ai e ka cilësuar