Murrizi sulmon kreun e SPAK: Trembesh nga e kaluara jote, ke qenë hetues! Ironizon Bashën: Çdo katër vite humb dy herë me PS, fito një herë në PD

14 Qershor 2021, 15:13 | Përditesimi i fundit: 2021-06-14 15:13:48

Deputeti Myslim Murrizi gjatë fjalës së sotme në Kuvend ka sulmuar kreun e SPAK, Arben Krajën, ku tha se ka qenë hetues dhe trembet nga e kaluara e tij. Murrizi shtoi me ironi se pret tashmë që ky të hetojë funksionarë të lartë të shtetit.

Kur shikoj drejtuesin e SPAK që intimidohet nga e kaluara e tij, nga një pyetje e drejtpërdrejt ndaj zotit Kraja për  të qartësuar veten dhe opinionin publik, i bën bisht, një person që i trembet të kaluarës së tij nuk besoj se është i denjë për drejtësinë e së ardhmes. E kam shkuar se ka qenë hetues thotë ai, unë e pyeta a ka qenë deputet, ke qenë ke qenë, nja 6-7 me ato që ka këtu, dhe ca të tjerë që do të jenë në shtator. Ke qenë hetues. Nuk blehet e kaluara. E belni dot. Ça është ky kompleks? E pres unë që ky të hetojë funksionarë të shtetit të lartë shqiptar?! Trembesh nga e kaluara jote! Kanë sekuestruar thotë live 32 pasuri të Ylli Ndroqit. Drejtuesi i SPAK intimidohet nga e kaluara e tij. Çfarë halli kanë që e kanë kaq kompleks këtë punë. Na hapët barkun, po s’ka qenë spiun nuk bën për drejtësinë e sotme. 1 vit e gjysëm në krye të SPAK zotëria nuk shoh asnjë të akuzuar në bankën e të akuzarve që fiton miliarda nga taksat publike.'- tha Murrizi.

Murrizi nuk la pa ironizuar edhe fitoren e kreut të PD-së, ku tha se dumb çdo dy vite me PS, dhe fito një herë në PD.

'Basha ishte rrotë më rrotë me rivalin e tij, me ndihmën dhe të këtij këtu dhe pret nga dreka që të shpallet fitues. Çdo katër vjet humb dy herë me ju dhe fiton një herë me ato.’- tha Murrizi.