Mushkonjat ‘pushtojnë' plazhin e Darëzezës në Fier, ulet numri i frekuentuesve! Pushesit: Nuk është bërë asnjë dizensektim i zonës

26 Qershor 2021, 21:48 | Përditesimi: 26 Qershor 2021, 21:48

Bregdeti i Darëzezës në Fieri po popullohet çdo ditë e më pak dhe pse sezoni turistik ka kohë që ka filluar. Mushkonjat janë shkaku i boshatisjes së plazhit. I preferuar për vlerën kurativë të bregdetit rënor, pushuesit e kanë të pamundur të qëndrojnë me kohë të gjatë.