‘Musineja ka një shtëpi!’ Çelet në Gjirokastër muzeu i parë për disidenten Musine Kokalari

21 Maj, 14:59

Është folur shumë vitet e fundit për një muze dedikuar Musine Kokalarit, shkrimtares disidente që vuajti në burgjet e komunizmit. Tashmë muzeu është realitet dhe mund të vizitohet çdo ditë në lagjen muzeale “Palorto” të Gjirokastrës.