Muxhahedini i arratisur nga kampi Ashraf për Report Tv: MEK do luftë mes Iranit dhe Shqipërisë! Do përfshirjen e NATO-s që të godasin ajatollahët

27 Qershor 2023, 19:58

Një nga muxhahedinët e larguar nga kampi i MEK në Manëz të Durrësit, Hassan Heyrany flet për Report Tv, pas kontrolleve të policisë në kamp dhe përplasjes me efektivët. Heyrany thotë se qëllimi kryesor i muxhahedinëve është që Irani dhe Shqipëria të futen në luftë dhe kjo të sillte përfshirjen e NATO-s që do të sillte rrëzimin e regjimit të ajatollahëve.