Muzeu i Armëve në gjendje skandaloze, uji i shiut bie mbi objektet historike! Bashkia e Gjirokastrës, 10 vite pa kryer asnjë investim

6 Dhjetor 2025, 16:22 | Përditesimi: 6 Dhjetor 2025, 16:22

Muzeu i Armëve në Gjirokastër ka degraduar plotësisht. Pamjet e xhiruara nga Report TV tregojnë qartë gjendjen skandaloze, ku uji i shiut deporton nga tavani dhe bie mbi objektet historike. Përgjegjëse është Bashkia e cila prej 10 vitesh nuk ka kryer asnjë investim në këtë muze, i cili gjendet brenda Kalasë dhe vizitohet nga 20 mijë turistë në vit. 

E.H/Shqiptarja.com