Muzika e “Queen” ngre publikun në këmbë, artistët italianë, harmoni perfekte me orkestrën e korin

22 Janar, 15:36

Muzika ‘rock’ e grupit “Queen” e sjellë në skenën e Operas rezultoi një sukses. Publiku priti me ovacione performancën e këndoi bashkë me artistin italian Antonello Carozza. Loja skenike e realizuar edhe në sajë të dirigjentit Molinelli, Orkestrës e Korit të Teatrit plotësoi spektaklin.