Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi ka depozituar sot në SPAK një kallëzim penal për dy tendera në Bashkinë e Lushnjës.
Kallëzimin, Murrizi e ka bërë kundër ish-ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti( ministër në 2013), dhe ndaj Vojo Bregut ish sekretar i përgjithshëm i kësaj ministrie dhe anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kompanisë fituese ALBA KONSTRUKSION shpk dhe CURRI shpk Albania si dhe kompanisë fituese Natyral Farming shpk (NAFA).















