‘Na kanë kërcënuar me armë’ përplasje mes banorëve të Bënçes dhe punonjësve të fabrikës së asfaltit në Tepelenë, dhunohet edhe aktivisti Auron Tare

18 Qershor 2021, 12:03 | Përditesimi i fundit: 2021-06-18 15:07:40

Përplasje mes banorëve të Bënçës dhe punonjëseve të firmës. Banorët e Bënçës në Tepelenë kanë protestuar ndërtimin e një kantieri dhe një fabrike asfalti (bitumi) që do të shfrytëzohet për punimet e rrugës Tepelenë - Kurvelesh.

Dëgjesa publike e parashikuar ditën e sotme nuk është zhvilluar pas përplasjeve të kryera. Me mbështetjen e përfaqësuesve të mjedisit ata kanë ngritur zërin për ndotjen që po shkaktojnë këto punime duke cenuar ndjeshëm cilësinë e jetës së këtyre banorëve. Mësohet po ashtu se është dhunuar edhe aktivisti për mbrojtjen e mjedisit Auron Tare, i cili ishte krah banorëve, ndërkohë që tashmë ndodhet në komisariat.