'Na lini muzikën pas orës 22:00'/ Pas protestës me Himnin Kombëtar, lokalet në Lungomare të Vlorës pezullojnë sot shërbimin, në kulmin e sezonit turistik

19 Korrik 2021, 11:52

Në kulmin e sezonit turistik, mbi 90 pronarë biznesesh në Lungomare kanë vendosur që të pezullojnë shërbimin, pasi kërkesa e tyre për të mos ndaluar muzikën pas orën 22:00 nuk është pranuar. Pas protestës së djeshme paqësore, por që në fund përfundoi me disa të shoqëruar në Komisariate, pronarët kanë vendosur që t’u vënë kyçin bizneseve për 24 orë, një masë kjo e cila ishte paralajmëruar më herët prej tyre.