Shefja e infektivit, Najada Çomo ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetes që e fitoi në zgjedhjet e 25 prill, duke zgjedhur të qëndrojë në krah të kolegëve të saj, në luftën kundër pandemisë së COVID.
Këtë e bëri me dije sot kryeministri Edi Rama ditën e sotme, gjatë një takimi me ministrat, në përmbyllje të mandatit të dytë qeverisës, duke e vlerësuar vendimin e Çomos si përgjegjësi të lartë profesionale.

















