Narko-puç në Ekuador, ushtria zbret në rrugë me tanke, bandat mbajnë peng mbi 130 punonjës në 5 burgje

11 Janar, 20:48

Ekuadori është në gjendje të jashtëzakonshme dhe ushtria ka zbritur në rrugë me tanke pas rebelimit të bandave të drogës kundër ndërtimit të burgjeve të sigurisë së lartë. Gjithçka nisi pas arratisjes nga burgu të një prej udhëheqësve më të fuqishëm të drogës dhe sulmit në studio e një televizioni.