NASA synon Hënën! Plani me tri faza për të ndërtuar një bazë hënore, SHBA-të duan të rikthejnë astronautët para 2029-ës

27 Maj, 09:13 | Përditesimi: 27 Maj, 09:13

NASA ka publikuar detaje për robotët, dronët dhe mjete të tjera që synon të dërgojë në Hënë si pjesë e planeve të SHBA-ve për të ndërtuar një bazë në satelitin tonë.

Kompania hapësinore e themeluesit të Amazon, Jeff BezosBlue Origin, është një nga disa kompanitë e zgjedhura për të ndërtuar këto pajisje. SHBA dëshiron të rikthejë amerikanët në Hënë përpara se presidenti Donald Trump të largohet nga detyra në vitin 2029.

Por NASA po konkurron me Kinën për të dërguar njerëz në sipërfaqen hënore, që do të thotë se agjencia hapësinore është nën presion për të treguar se po fiton garën e re.

A.A/Shqiptarja.com