Nazmi Hoxha në Kryeministri me 123 vepra, flet për ritakimin me Ramën: Mik i vjetër! Edhe Dante ishte politikan, por vdiq si poet!

15 Prill, 15:22

123 vepra të piktorit Nazmi Hoxha, janë ekspozuar në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeministri. Artisti rrëfen punët e tij të realizuara gjatë 15 viteve në Amerikë, si dhe ritakimin me kryeministrin Edi Rama, me të cilin i lidh një miqësi e hershme.