Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton 'Autori më i mirë i vitit’ për romanin Ndëshkimi i dytë i Evës

15 Nëntor, 13:31 | Përditesimi: 15 Nëntor, 17:18

Në Pallatin e Kongreseve po ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit. Çmimi “Autori më i mirë i vitit” i është dhënë Artan Fugës për romanin “Ndëshkimi i dytë i Evës”, botuar nga  “Papirus”, një strukturë romaneske mbresëlënëse, ku ndërthuren miti i zanafillës,  dramat e jetës familjare e urbane dhe zhvillimet teknologjike të bashkëkohësisë. Ndërthurja e dimensionit filozofik dhe psiko-social me një letraritetit të spikatur dëshmojnë një të kuptuar të thellë të njeriut, të shoqërisë dhe të kohës, kur jetojmë.

r.k./Shqiptarja.com