Me rastin e 101 të lindjes së eruditit, poetit, studiuesit, historianit dhe përkthyesit të shquar Vexhi Buharaja u organizua konkursi i letrar për përkthyesin dhe poetin më të mirë të vitit. Në konkursin me ese, poezi dhe përkthime, juria e përbërë nga emra të njohur të letërsisë dhe publicistikës Ymer Çiraku, Alda Bardhuli, Aleksandër Cipa, Bujar Xhaferri , Yzedin Hima ndau çmimet për përkthyesin, poetin dhe esenë më të mirë për vitin 2021 të vlerësuar me emrin e poetit. Për veprën letrare më të mirë në përkthim u vlerësuan shkrimtari Visar Zhiti dhe Artan Sadiku, ndërsa në zhanrin e poezisë u vlerësuan me çmim Alban Tufa, Alma Zenellari. “Çmimi i përkthimit është një çmim i rëndësishëm. Do doja të përgëzoja Bashkinë e Beratit që e ka kthyer këtë qytet në një qendër dhe vatër të rëndësishme për skenat letrare në vend duke mbajtur gjallë kujtimin e një personazhi që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare më këtë konkurs që vërtet kishte prurje shumë cilësore. Aktivitete të tilla shërbejnë si nxitje për talentet e reja, në fushën studimore apo atë të poezive. Shpresoj që kjo veprimtari të ketë një jetë sa më të gjatë”, tha Alda Bardhyli. Publicisti Aleksandër Çipa vlerësoi figurën e shkrimtarit “Vexhi Buharaja”. “Është një nga referencat më të mëdha të qytetit dhe të hapësirës kombëtare për atë që ndryshe mund të konsiderohet si personaliteti që sfidoi përmes gjuhës prurjet dhe shkëmbimet e letërsisë, në dimensione të cilat sfiduan kohën”, tha Aleksandër Çipa. Çmimi “Vexhi Buharaja” jepet çdo vit nga Bashkia e Beratit dhe institucionet e kulturës në nderim të figurës së poetit dhe përkthyesit të shquar Vexhi Buharaja i cili lindi në maj 1920 në Berat dhe që u nda nga jeta në 5 korrik 1987.
Ndahen çmimet në konkursin letrar ‘Vexhi Buharaja’ në Berat, mes të vlerësuarve Visar Zhiti, Alban Tufa dhe Alma Zenellari
Video të tjera
-
Aktivitetet kulturore/ ‘24 orë nga jeta e një votuesi’, te Teatri Kombëtar! Ekspozita ‘Impresione urbane’ në Durrës
12 Janar, 15:56 -
Aktivitetet kulturore/ Dvořák e Mendelssohn në skenën e Teatrit të Operës e Baletit! ‘Alterazioni video’, ekspozitë në ‘Marubi’
10 Janar, 14:13 -
Fjalori i madh i Shqipes, vepra do të ketë 105 mijë fjalë! Fjalori, nga 12 janari do të mund të konsultohet online!
10 Janar, 10:07 -
Mbahet ceremonia e shpalljes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, kush janë fituesit
9 Janar, 17:13 -
Aktivitetet kulturore/ And’rra e Nan’ Terezës - Njerëzorja hyjnore, te teatri Kombëtar! 'Impresione urbane' ekspozitë në Durrës
9 Janar, 14:31 -
Filmat me skenar për ‘Sigurimin’, si kontrollohej realizimi! Një studim hedh dritë mbi procesin që ndiqej për një film!
8 Janar, 16:15 -
Aktivitetet kulturore/ ‘Claviotrio’ koncert në TKOB! 'Vija, vazhdimi i pikës' ekspozitë te galeria FAB
8 Janar, 13:43 -
Aktivitetet kulturore/ Ekspozita ‘XXXVI’ në galerinë ‘Gocat’ te Piramida! ‘Laviotrio’ koncert në hollin e TKOB
7 Janar, 13:12 -
Gruaja në kinemanë shqiptare gjatë dhe pas komunizmit! Libri nga Malda Lika, studiuesit: Ka ende për të hulumtuar!
6 Janar, 18:17 -
Aktivitetet kulturore/ Ekspozita ‘Alterazioni Video’ te muzeu Marubi, Shkodër! ‘Qoftë e shëndetshme dora që krijon’, në Galerinë e Tiranës
6 Janar, 13:15 -
Aktivitetet kulturore/ 'Rrugët' ekspozitë në qendrën COD! 'Piter Pan dhe aventurat në ishullin e Kurkundit' në Teatrin Kombëtar
5 Janar, 11:14 -
Aktivitetet kulturore/ 'Këngët në qiellin e lirisë dhe të dashurisë', koncert në Korçë! ‘Pëshpërima nën Marshimin e Pamëshirshëm’, ekspozitë në Bazament Art Space
3 Janar, 13:30 -
“Qejfi bëhet me shkodran…” Nga Londra Bujar Qamili ja merr këngës live
31 Dhjetor 2025, 20:11 -
Drama ‘epoka e robotëve’ ngjitet në skenën e Lezhës
31 Dhjetor 2025, 15:41 -
Lezha përkujton At Gjergj Fishtën, organizon veprimtari kulturore në 85-vjetorin e ndarjes nga jeta të poetit mbarëkombëtar
31 Dhjetor 2025, 11:17 -
Historia pa heronj! Lea ypi mbi dinjitetin në kohë shtypjeje: Historia nuk është bardh e zi
30 Dhjetor 2025, 22:11 -
Aktivitetet kulturore/ 'Epoka e robotëve' në Pallatin e Kulturës, Lezhë! 'Shkodra n’festë' koncert te sheshi i qytetit
30 Dhjetor 2025, 21:09 -
Koncert recital për piano e violinë në Akademinë e Shkencave
30 Dhjetor 2025, 19:38 -
Musical "Katedralja" shfaqet premierë në Korçë! Regjisori: Eshtë ‘çmenduri’, kryevepra botërore interpretohet në një skenë të vogël
29 Dhjetor 2025, 17:51 -
Rastet me fruth në Shqipëri, sporadike. Epidemiologia: Konfirmimi i fundit, fëmijë i pa vaksinuar, zinxhiri i infektimit u ndërpre
29 Dhjetor 2025, 16:25
